Emma Bacerra nga Shtetet e Bashkuara, i ka postuar në rrjetet sociale fotografitë e ahengut që e kanë organizuar prindërit e saj, në ditën e shkurorëzimit.
Megjithëse ndarjet përcillen me mërzi, inate dhe lot, këta ish-bashkëshortë dallojnë nga të tjerët, transmeton Telegrafi.
Në ditën kur janë finalizuar dokumentet e divorcit, ata i kanë ftuar familjarët dhe miqtë, për një festë të madhe me pije dhe ushqime.
Ata kanë qenë në disponim të mirë, meqenëse janë ndarë me mirëkuptim, ndërsa gjykata i ka dhënë secilit atë që meriton.
Pasi që kanë arritur me veturën ku shkruante ‘të sapo shkurorëzuar’, ta kanë qeshur dhe janë argëtuar me të pranishmit, të cilëve iu kanë dhënë edhe dhurata nga ky rast.
“Kam dëgjuar për dasma dhe ahengje fejesash, por festimi i shkurorëzimit po del të jetë më interesant” është një nga komentet e shumta për rastin. /Telegrafi/