Telegrafi

Prindërit e tyre u helmuan me turshi, fëmijët e çiftit rus qëndruan pranë kufomave për tri ditë – 5-vjeçarja tërë kohën u kujdes për vëllanë e vogël

Një vajzë e vogël dhe vëllai i saj janë gjetur brenda apartamentit pas tri ditëve, kur prindërit e tyre ndërruan jetë pasi u helmuan me tranguj turshi.

Familjarët e çiftit rus Alexander dhe Viktoria Yakunin, nuk kanë arritur të vënë kontakt me ta për disa ditë. Dyshja nuk ishin shfaqur në një aheng që do të duhej të merrnin pjesë, e pas disa telefonave të dështuar u lajmërua vajza e tyre 5-vjeçe, transmeton Telegrafi.

Ajo u tha se nëna dhe babai janë duke fjetur prej shumë kohësh dhe se babai ka marrë një ngjyrë tjetër të trupit. Ajo gjatë tërë kohës ishte kujdesur për vëllanë e saj që i ka vetëm një vjet.

Natalya, motra e Alxendrit, ka thënë për mediat ruse se pas kësaj telefonate ishin nisur me shpejtësi në drejtim të apartamentit të tyre.

“Kur i pashë, u rrëzova dhe fillova të bërtasë”, ka shtuar Natalya.

E me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia dhe ndihma e shpejtë, u konstatua se shkaku i vdekjes së dyshes ruse ishte helmimi.

Alexander dhe Victoria disa ditë para momentit të kobshëm kishin marrë nga gjyshja tranguj turshi.

Dyshohet se ata shkaktuan vdekjen e tyre. Një materie e hedhur në tranguj sipas ekspertëve mund të shkaktoj paralizën, dhe në rastet më të rënda edhe ndaljen e punës së sistemit respirator.

Fqinji Mikhail Komchenko i ka thënë policisë ruse se alkooli nuk ishte shkaku i helmimit, pasi dyshja nuk e konsumonin. E për fëmijët e tyre aktualisht po kujdeset babai i Alexanderit. /Telegrafi/