Telegrafi

Prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer në Kolumbi – nëna është shpëtuar, babai mbetet në duart e rrëmbyesve

Prindërit e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, u rrëmbyen në Kolumbi pasi u ndaluan nga persona të armatosur me motoçikleta.

Nëna e tij u shpëtua më vonë, por babai i tij mbetet ende i zhdukur.

Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin Barrancas, ka thënë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Ndërkohë, drejtori i policisë së vendit, gjenerali William Salamanca, tha se ai po përdor çdo agjent për të gjetur babanë e Diaz.

Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian thuhet se janë rrëmbyer teksa po shkonin me makinë për në shtëpinë e tyre.

Raportimet nga mediat kolumbiane shkruajnë se ata ishin në një pikë karburanti kur u afruan njerëzit e armatosur që udhëtonin me motoçikleta.

 

Federata e Futbollit e Kolumbisë tha se rrëmbimi ishte për të ardhur keq dhe u kërkoi autoriteteve të shpëtonin babanë e lojtarit të njohur. /Telegrafi/