Site icon Telegrafi

Prindërit e studentit amerikan: Ai u kthye nga Koreja e Veriut “i verbër dhe i shurdhër,… dukej sikur me pincë i kishte riorganizuar dhëmbët e tij” (Video)

Prindërit e Otto Warmbier kanë ndarë detaje të tmerrshme të gjendjes së tij kur ai arriti në shtëpi nga Koreja e Veriut.

Fred dhe Cindy Warmbier kanë thënë për mediat e huaja, përcjell Telegrafi, se koreanoveriorët ishin “terroristë” të cilët kishin “torturuar sistematikisht” djalin e tyre.

Lexo po ashtu Për herë të fundit duke buzëqeshur: Pamje ku shihet studenti amerikan, para se të binte në duart e regjimit të Kim Jong-un (Foto/Video)

Studenti amerikan ishte burgosur në Phenian në vitin 2016, pasi “kishte vjedhur posterin propagandues me mur”.

Ai u lirua për arsye mjekësore në qershor të këtij viti, por arriti në shtëpi i sëmurë rëndë dhe vdiq ditë më vonë.

Koreja e Veriut gjithmonë ka mohuar keqtrajtimin e Warmbier.

Në intervistën e tyre të parë që nga vdekja e tij, prindërit e tij kanë thënë se “mendonin se ishte koha për të treguar të vërtetën rreth kushteve në të cilat gjendej ai”.

“Koka e tij ishte e rruar, ai ishte i verbër dhe i shurdhër, krahët dhe këmbët ishin ‘totalisht të deformuara’. Dukej sikur dikush kishte marrë një pincë dhe kishte riorganizuar dhëmbët e tij të poshtëm”.
“Otto u torturua sistematikisht dhe ishte lënduar me dashje nga Kim dhe regjimi i tij. Ky nuk ishte aksident”, tha zoti Warmbier.

Ai tha gjithashtu se djali i tij ishte braktisur nga familja e tij, nga vendi i tij dhe nga bota dhe se qeveria nuk u kishte dhënë atyre informacion rreth vdekjes së tij.

E zonja Warmbier ka thënë se Koreja e Veriut e dërgoi atë në shtëpi, sepse “ata nuk donin që ai të vdiste në tokën e tyre”.

Familja refuzoi një ekzaminim post-mortem sepse mendonin se ai kishte vuajtur mjaft. /Telegrafi/

 

Exit mobile version