Site icon Telegrafi

Prindërit e pashpirt braktisin foshnjën, e fusin në çantë dhe e lënë para një dyqani – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

Një foshnje është gjetur në dyqanin e një fermeri në Kinë, pasi me sa duket e kishin braktisur prindërit që e kishin futur në një çantë.

Foshnja që sipas pamjes nuk i kishte më shumë se një muaj jetë, ishte lënë afër pemëve dhe perimeve në një çantë në qytetin kinez Sashui, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se e gjithë ndodhi pas një mosmarrëveshje që kishin pasur prindërit e tij.

Ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë dhe një grua që ishin duke lëvizur me një motoçikletë, i afrohen pemëve dhe perimeve dhe e lënë një çantë brenda të cilës ishte vogëlushi, rrobat dhe një shishe me qumësht.

Sipas mediave kineze, disa burra që po bëheshin gati ta hapin një dyqan, kishin dëgjuar foshnjën duke qarë të cilën prindërit e kishin futur në çantë dhe e kishin lëshuar në tokë.

Dhe sapo hapën çantën mbetën të shokuar kur panë foshnjën e porsalindur. Ata menjëherë i telefonuan policisë, të cilët pas analizimit të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë janë vënë pas prindërve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version