Brian dhe Teresa Cope kishin mbërritur në kohë në shkollë për t’i dhënë lamtumirën djalit të tyre 15 vjeçe, Preston.
Adoleshenti u vra nga përleshjet me armë në liceun Marshall County në Benton, Kentucky.
Vrasësi edhe i tre adoleshentëve të tjerë nuk është identifikuar ndërkohë është i dyshuar edhe për dy vrasje të tjera të shkallës së parë.
Kur Brian, arriti në shkollë e kuptoi se i biri nuk ishte mirë kur pa çorapet e tij në ambulanxë.
Ata e panë të birin derisa ende merrte frymë i shtrirë në një barelë.
Prindërit e kanë përshkruar 15 vjeçarin si djalë të qetë.
“Ai ishte djalë i mirë. E di që ai tani është në një vend shumë më të mirë se sa që jemi ne dhe shpresoj se ne të gjithë do ta shohim atë përsëri”, theksoi nëna e tij