Telegrafi

Prindërit e nxënësit protestojnë në Kamenicë kundër reformave në arsim, tensionohet situata

Foto: KamenicaPress

Sot në Kamenicë prindër dhe nxënës kanë protestuar kundër reformave në arsim, ndërsa pas tensionimit të situatës ka reaguar edhe Policia.

Nxënësit dhe prindërit kanë bllokuar rrugën në qendrën e qytetit për të kundërshtuar reformën, e cila është iniciuar nga kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.

Ndryshe, përmes këtyre reformave komuna ka paraparë që nxënësit e fshatit Busavate dhe fshatrave tjera të cilat kanë numër më të vogël të nxënësve të transferohen në shkollat me numër më të madh të nxënësve.

Banorët që po preken nga ky transferim po kundërshtojnë mbylljen e shkollave në vendbanimet e tyre.