Site icon Telegrafi

“Prindërit e mi morën kërcënime me vdekje”, ish-presidenti i Barcelonës flet për anën e errët të postit

Gjatë kohës së tij si president, Sandro Rosell mbikëqyri një periudhë të frytshme te Barcelona. U bënë nënshkrime të mëdha si Neymar dhe Cesc Fabregas, dhe skuadra fitoi nëntë trofe të mëdhenj, të cilët përfshinin dy kurora të La Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Duke qenë në klub që nga viti 2003, Rosell u emërua president në vitin 2010. Ai ishte në krye deri në vitin 2014, kur dha dorëheqjen.

Shumë njerëz menduan se dorëheqja e tij kishte të bënte me “çështjen Neymar”, kur futbollisti u përball me akuza për korrupsion, por Rosell sqaroi arsyen e vërtetë për TV3.

“Unë pushova së qeni president i Barcelonës për shkak të kërcënimeve të përditshme me vdekje që prindërit e mi merrnin në shtëpi. Ata morën telefonata dhe letra anonime. Ishte shumë e fortë, e tmerrshme”, ka deklaruar ai.

“Ne e denoncuam atë te Mossos, por nuk kishte asnjë mënyrë për të zbuluar se kush ishte pas tij. Për të thyer këtë dinamikë familjare, e cila ishte një vuajtje e vazhdueshme, vendosa të largohem nga klubi”.

Rosell thuhet se do të jetë në garë për kryebashkiak të Barcelonës, por ende nuk është një deklarim publik prej anës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version