Site icon Telegrafi

Prindërit e kanë thyer artefaktin 800-vjeçar, duke dashur ta fusin fëmijën brenda (Foto)

Claire Reed që është mirëmbajtëse e një muzeu në Essex të Anglisë, ka treguar se një artefakt i vjetër 800 vjet, është thyer nga prindërit e pakujdesshëm.

Pasi kanë kaluar ndalesat, ata provuan ta fusin fëmijën e tyre brenda objektit të gurit për ta fotografuar, transmeton Telegrafi.

Dëmtimi në objektin e lashtë

“Gjatë këtij momenti, pa dashje prekën një pjesë dhe e shkëputën. Për fat të mirë, kjo gjë mund të rregullohet”, ka thënë Reed.

Përmes këtij rasti, po kërkohet nga të gjithë që të qëndrojnë larg objekteve të ekspozuara në muze dhe të mos i prekin në asnjë rrethanë. /Telegrafi/

Exit mobile version