Personat me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre për tre ditë do të ngrisin kampe para Kuvendit. Ata sot në parkun “Gruaja luftëtare” vendosën tendat dhe porositën se qëllimi i tyre është të jenë në fokus të publikut dhe problemet me të cilat ballafaqohen të jenë prioritet për qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Iniciativa qytetare “12 pa 5”, e cila është organizatore e kësaj forme të protestave, njoftoi se në qendër të Shkupit deri të hënën do të organizojnë punëtori, performanca dhe aktivitete tjera.
Deri tani në mbështetje të kësaj iniciativa janë mbledhur rreth 30 mijë nënshkrime, me të cilat synojnë ndryshime ligjore, përmes të cilave do të përmirësohet jeta e fëmijëve të tyre dhe personave tjerë me nevoja të veçanta./Telegrafi/