Për të tretën ditë me radhë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë ngritur tendat para Kuvendit të Maqedonisë. Ata kërkojnë nga institucionet të tregojnë dëgjueshmëri për më të dashurit e tyre dhe të ofrojnë kushte më të mira për jetesë për këtë kategori të njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Netët e kaluara ata kanë fjetur në temperatura nën zero, ndërsa mbështetje mbrëmë morën edhe nga deputetët e LSDM-së. Atyre u është premtuar nga politikanët dhe deputetët se në koordinim me ministritë përkatëse, Fondin për shëndetësi dhe deputetët se do të formohet një grup pune i cili do të insistojë në funksionimin e një sektori të vepantë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Prindërit po tentojnë të mbledhin 10 mijë nënshkrime për të inicuar ndryshime ligjore dhe kërkojnë hapjen e qendrave ditore për fëmijët e tyre dhe punësim të personelit të nevojshëm./Telegrafi/