Site icon Telegrafi

Prindërit e Astrit Deharit do t’i pranojnë gjetjet e institutit zviceran

Prindërit e Astrit Deharit, Avniu dhe Xhemileja, kanë kërkuar edhe një herë tjetër që rasti të hetohet nga Instituti Zviceran për Mjekësi Ligjore, duke nënvizuar se përfundimet e tyre juridikisht do të jenë të pranueshme për ta.

Avni Dehari ka thënë se kanë bërë kërkesë që kjo të bëhet,  pranë zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërsa Xhemilja ka deklaruar se janë misterioze zhvillimet pas vdekjes së dy bijëve të saj.

“Ne kemi kërkuar që ekspertiza të bëhet nga ekspertë zviceranë, por ajo kërkesë na është refuzuar nga qeveria e kaluar. Kërkesën e kemi bërë sërish, pranë qeverisë aktuale, dhe presim që ajo të pranohet dhe të zbardhet rasti”, është shprehur zotëri Dehari.

“Përfundimet që do t’i sjellë hetimi nga instituti zviceran juridikisht ne do t’i pranojmë”.

“Kur na vdiq Arbnori, më pas i vdiq edhe hetuesi. Pasi vdiq Astriti, i vdiq dëshmitari. Ai thuhet se ka ditur shumë gjëra për rastin e tij”, ka shtuar zonja Dehari.

Ndërsa avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka theksuar se pret që të konfirmohet opinioni i ekserpëtve të pavarur, se Astrit Dehari është vrarë, dhe se ka shumë fakte për këtë verzion.

“Me rastin e obduksionit, eksperët e pavaruar kanë konstatuar se në trupin e tij ka pasur shenja dhune, ndërsa ka vdekur nga asfiksia e dhunshme, që me fjalë të tjera do të thotë se kemi të bëjmë me vrasje”, tha Gashi.

“Për këtë arsye familja Dehari ka zgjedhur institutin e mjekësisë ligjore në Zvicër, kërkesë e cila është refuzuar nga qeveria, me arsyetimin se Zvicra nuk është anëtare e BE-së. Unë kam bërë një kërkesë të re, drejtuar zyrës së kryeministrit Ramush Haradinaj, që shpresoj se do ta pranojë”.

“Zhvillim tjetër ka qenë edhe vdekja në rrethana misterioze e Naser Makollit, që ka qenë shok dhome me Astrit Deharin dhe ka treguar se Astriti ka qenë i frikësuar për jetën e tij disa ditë para se të ndodhte rasti”, tha .

Exit mobile version