Telegrafi

Prindërit duhet t’ia paguajnë 30 mijë dollarë, djalit të cilit ia hodhën koleksionin e pornografisë

Një gjykatës ka urdhëruar një çift të Miçiganit të paguajë 30,441 dollarë për djalin e tyre, pasi ia kishin hedhur koleksionin e tij të pornografisë.

Vendimi i gjyqtarit të rrethit amerikan Paul Maloney këtë javë erdhi tetë muaj pasi David Werking, 43 vjeç, fitoi një padi kundër prindërve të tij, përcjell Telegrafi.

Ai tha se ata nuk kishin të drejtë të hidhnin koleksionin e tij të filmave, revistave dhe artikujve të tjerë.

Werking kishte jetuar në shtëpinë e tyre në Grand Haven për 10 muaj pas një divorci para se të transferohej në Muncie, Indiana.

Gjyqtari ndoqi vlerën e përcaktuar nga një ekspert, raportoi MLive.com. Prindërit e Werking gjithashtu duhet t’i paguajnë 14.500 dollarë avokatit të djalit të tyre.

Siç është bërë e ditur më parë, pasi u transferua në Indiana, Werking mësoi se ato (koleksioni) mungonin.

“Sinqerisht, David, të bëra një nder të madh pasi i hodha të gjitha këto gjëra”, i kishte thënë babai i tij. /Telegrafi/