Bazuar në rregullat e reja, shkollat do të lejohen t’i dënojnë prindërit duke filluar nga 120 funte. Nëse e paguajnë dënimin brenda 21 ditësh, dënimi zvogëlohet në gjysmë.
Me numrin e madh të nxënësve që vonohen dhe nuk shkojnë në shkollë, zyrtarët në Londër kanë vendosur se kjo është forma më e mirë e zgjidhjes së këtij problemi, transmeton Telegrafi.
Mail Online raporton se rreth 64 mijë raste të vonesave të nxënësve, gjatë vitit të kaluar, nuk janë diktuar nga prindërit.
Andaj, kjo besohet të jetë mënyra më e mirë e vetëdijesimit të prindit lidhur me vijimin e rregullt të fëmijës në shkollë. /Telegrafi/