Telegrafi

Prindërit i detyrojnë vajzat të fotografohen me motrën e tyre të vdekur (Foto)

Hayley Rice dhe Kevin Martin nga Derby i Anglisë, e kanë bërë një set fotografik me vajzën e tyre Sydney që ka vdekur vetëm një orë pas lindjes.

Para se fëmija të varroset, ata kanë dashur që vajzat e tyre Charlie dhe Frankie të jetë po ashtu në këto imazhe familjare, së bashku me motrën e tyre të pajetë, transmeton Telegrafi.

Në imazhet bardhezi, mund të shihen momentet emocionale kur ata mbajnë në prehër vajzën e vogël.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer shumë njerëzve, që e kanë konsideruar të tepruar dhe të panevojshme.

“Mund të duket paksa morbide, por ne ishim në fazën e zisë dhe na ndihmoi të jemi më të qetë”, ka thënë Rice lidhur me këto fotografi.

Në anën tjetër, ata kanë marrë kritika që i kanë përfshirë vajzat e reja.

“Adoleshentet 11 dhe 15-vjeçare nuk duhet të jenë pranë një të vdekuri, kjo pamje do t’i përcjellë ato për tërë jetën” është një koment për rastin e pazakontë. /Telegrafi/