Pas veprimit të mësueses së shkollës ‘’Emin Duraku’’ e cila kishte postuar në Facebook fotografi të nxënësve për shkak të mos përfundimit të një detyre dhe për mos-mbajtje të higjienës së nxënësve, prindërit e fëmijëve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
Në një fotografi siguruar nga Klan Kosova, shihen nënshkrimet e të gjithë prindërve të nxënësve në fjalë të cilët kanë pranuar se me dëshirën e tyre është hapur grupi i mbyllur për të qenë sa më të informuar për fëmijët në rrjetin social Facebook nga mësuesja Lindita Ilazi-Fazliu.
Më tutje thuhet se nuk kanë asnjë vërejtje në lidhje me punën që mësuesja Lendita ka bërë gjatë dhe para kësaj periudhe.
Në deklaratën e miratuar, prindër po ashtu konfirmojnë mbështetjen e tyre për mësuesen Ilazi-Fazliu, ku thuhet se ata kanë qenë të pajtimit për ta hapur grupin ”Grupi Mësuese dhe prindër”, njofton Klan Kosova.