Një foshnje e porsalindur ka shpëtuar mrekullisht, edhe pse ishte hedhur në shkurre nga prindërit e saj të cilët e braktisën dhe besuan se ajo do të vdesë.
Vajza e vogël është gjetur e shtrirë në shkurre e mbuluar në gjak, për shkak të gjembave që i janë ngulur në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.
Ajo u shpëtuar kur disa kalimtarë rasti e dëgjuan duke qarë dhe menjëherë i telefonuan policisë dhe autoambulancës.
Mjekët që dolën në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se ajo do të kishte vdekur po të mos e kishin gjetur në shkurre, afër qytetit Una në pjesën perëndimore të Indisë.
Mjekët kanë arritur t’ia heqin gjembat dhe t’ia pastrojnë trupin, kurse menjëherë e ushqyen me qumësht pasi ajo nuk kishte pirë asgjë për orë të tëra. /Telegrafi/