Site icon Telegrafi

Prindërit i blejnë apartament të birit si dhuratë për martesë, ai i rrah pasi ishte shumë i vogël (Foto/Video, +18)

Shumica e njerëzve do të ishin shumë falënderues nëse prindërit e tyre do t’iu kishin blerë një apartament me paratë që i kanë kursyer gjatë jetës.

Por kjo nuk ndodhi me një djalosh mosmirënjohës, i cili rrahu keq prindërit e vet në mes të rrugës pasi që i kishin blerë një apartament, që sipas tij ishte shumë i vogël, transmeton Telegrafi.

Në videon shokuese, shihet ky i ri duke sulmuar nënën dhe babanë në mes të rrugës në qytetin Harbin në pjesën verilindore të Kinës.

Ai kishte habitur kalimtarët e rastit derisa po i godiste në kokë prindërit, që i kishin blerë një apartament si dhuratë për martesë. /Telegrafi/

Exit mobile version