Site icon Telegrafi

Prindërit ankohen për trajtim të papërshtatshëm nga çerdhja në Shkup ndaj fëmijëve dhe edukatores

Ambasada e parë e fëmijëve në botë – ‘MEgjashi” paralajmëroi konferencë për shtyp në lidhje me ankesat dhe dëshmive nga ana e një grupi të prindërve për trajtimin e papërshtatshëm ndaj fëmijëve, prindërve dhe edukatores në çerdhen e fëmijëve “Koço Racin” në Shkup.

Siç informojnë nga ‘Megjashi’, shkak për këtë konferencë për shtyp është nevoja e prindërve, fëmijët e të cilëve shkojnë në çerdhen “Koço Racin”, ta shprehin revoltën e tyre ndaj mënyrës në të cilën është kryer ndryshimi kadrovik në këtë çerdhe, ndërsa gjatë kësaj nuk është marrë parasysh mendimi i prindërve dhe interesi më i mirë i fëmijëve në pajtim me nenin 3 të Konventës për të drejtat e fëmijëve.

” Në të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me fëmijët, me rëndësi parësore janë interesat e fëmijëve, pa marrë parasysh nëse ato kryhen nga institucione private ose publike për mbrojtje sociale, gjykatat, organet administrative ose trupat ligjvënës”, thuhet në nenin 3 të kësaj konvente.

Nga “Megjashi Maqedoni” informojnë se në konferencën për shtyp, e cila është caktuar për më 15 janar, krahas kryetarit dhe themeluesit të ambasadës për fëmijë do të drejtohen edhe prindërit e pakënaqur të fëmijëve të çerdhes “Koço Racin”./Telegrafi/

Exit mobile version