Site icon Telegrafi

Prindëri i nxënësit “të rrahur si Sela” paralajmëron padi, drejtoresha demanton incidentin

Inspektori për krime ndaj të miturve këtë mëngjes ka biseduar me mësuesun i cili sipas dëshmisë së prindërit, dje ka rrahur fëmijën e tij. Deklaratë do të merret edhe nga mësuesi, ndërsa më tej do të vendoset nëse në gjithë situatën ekziston përgjegjësi ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë, një ditë pas incidentit në shkollën “Kuzman Shapkarev” ka reaguar me shkrim drejtoresha e kësaj shkolle. Ajo demantoi pohimet e prindërit se është përdorur dhunë fizike.

Lexo po ashtu Edhe kjo ndodh në Maqedoni: Mësuesi e rreh nxënësin për t’ju treguar tjerëve si është rrahur Sela (Video)

Sipas prindërit, është pritur një reagim i tillë pasi siç tha për TV Telma, mësuesut mbrohen mes vete për shkak se janë nga e njëjta parti. Ai paralajmëroi se rastin do ta çojë deri në fund.

Nëse vërtetohet faji, mësuesi do të ballafaqohet me veprën penale “maltretim në kryerje të detyrës zyrtare”./Telegrafi/

Exit mobile version