Filmat me fëmijë gjithmonë na i nxisin ndjenjat tona më të mira: dëshirën për të qenë të kujdesshëm, për të qenë të kuptueshëm dhe vërtet zemërgjerë.
Kjo për shkak sepse filmat e tillë na bëjnë t’i kuptojmë mendimet dhe ndjenjat e fëmijëve tanë.
Prandaj, duke i marrë parasysh këto, ekspertët rekomandojnë ta shikoni filmin “The Book Thief”.
Ky film shfaq historinë e nëntë vjeçare Liesel, e cila shpërngulet në Munich vetëm pak para Luftës së Dytë Botërore dhe jeton atje me prindërit adoptues.
Ata e mësojnë atë si të lexojë, ndërsa shumë shpejt librat bëhen pjesë e pandashme e pjesës së saj. Kësisoj, ajo fillon edhe të vjedhë libra.
Leximi është mënyra e vetme për të që të kuptojë çfarë po ndodh rreth saj – persekutimi i hebrenjve, lëvizja antifashiste, uria, etj.
Me ndihmën e librave, Liesel i mposhtë të gjitha sfidat e luftës dhe e shkruan tregimin e saj! /Telegrafi/