Shkaktarët më të shpeshtë të temperaturës së lartë te fëmijët janë lloje të ndryshe të infeksioneve bakteriale dhe virusale, të cilat gjatë vjeshtës dhe dimrit posaçërisht janë të theksuara
Infeksionet janë shkaktari kryesor i temperaturës së ngritur te fëmijët, andaj konsiderohet që ditët e ftohta janë periudha më e përshtatshme për këtë problem, transmeton Telegrafi.
Nëse vëreni që vogëlushi juaj ka temperaturë, mos i bëni gabimet të cilat i bëjnë shumica e prindërve: Shumica e pediatërve këshillojnë që temperatura nën 38,5 nuk eliminohet me ilaçe, sepse ajo në të vërtetë është gjë e mirë për organizëm dhe shenjë që po lufton kundër virusit.
Insistimi për të qëndruar i qetë
Kini parasysh që është i lejuar aktiviteti i matur i fëmijës. Fëmija i cili vërtet është i sëmurë do të ketë nevojë edhe të pushojë, në krevat apo jashtë krevati.
Qetësimi dhe ngrohja
Mos i vishni rroba të tepërta. Mos e mbuloni me peshqir të lagur apo me peshqit të njomur me alkool apo raki. Nëse temperatura është shumë e lartë, mund t’i bëni dush.
Ilaçet pa konsultim me mjekun
Këtë gjë kurrë nuk duhet ta bëni.
Si t’ia jepni bebes ilaçin?
Ilaçet për fëmijët e vegjël prodhohen kryesisht në formë shurupesh apo pluhuri të cilat zbërthehen. Dozimi varet nga pesha trupore e bebes, ndërkaq mjeku do t’i përshkruajë saktësisht sa duhet t’i jepet në një dozë, në ç’kohët’i jepet ilaçi dhe sa kohë zgjat dhënia e ilaçit.
Këtyre udhëzimeve duhet rreptësishtë t’u përmbaheni:
• Para dhënies së terapisë, përgatitni shiringën (pa gjilpërë) apo lugën e vogël.
• Beben duhet ngritur në pozitë gjysmë të ulur dhe me shiringë duhet dhëni ilaçin në gojë, anash, sepse ashtu më mirë do ta përpijë.
• Nëse ndodh që bebja të pështyjë apo ta kthejë ilaçin menjëherë pas dhënies, apo në periudhën deri në dhjetë minuta, procedurën duhet përsëritur me tërë sasinë e ilaçit.
• Nëse e vjell pas njëzet minutave, nuk duhet përsëritur dhënien e ilaçit.
• Mos ia jepni ilaçin me shishe apo me garniturën me të cilën e ushqeni.
• Nëse qan apo refuzon, dhënien e ilaçit provoni t’ia jepni më vonë.
• Më parë duhet ta qetësoni, ta argëtoni dhe duke lozur t’ia jepni ta pijë ilaçin. Assesi nuk bën t’ia jepni ilaçin me dhunë. /Telegrafi/