Telegrafi

Prindër, Gjirafa.com vjen me një risi për fëmijët tuaj…

Tani nuk duhet të brengoseni se si fëmijët e tyre e kalojnë kohën në Internet dhe se ndaj cilave materialeve janë të ekspozuar. Bubrreci TV dhe GjirafaVideo kanë lansuar këngën me animacion për fëmijët, “Rrotat e Autobusit”.

Bubrreci TV është kanal i cili u dedikohet tërësisht fëmijëve dhe në vazhdim do të krijojë këngë të tilla në gjuhën shqipe, me karakter edukativ për më të vegjlit.

Këngët me ilustrime të till tilla konsiderohen nga psikologët si tejet të rëndësishme në zhvillimin e mirëfilltë të fëmijëve, pasi përveç ndikimit në zhvillimin e karakterit luajnë rol të rëndësishëm në pasurimin e njohurive të përgjithshme, zhvillimin e imagjinatës dhe përgatitjen e tyre nga aspekti social.

Këngët me animacion mund t’i ndiqni në këtë kanal: Bubrreci.gjirafa.com.

GjirafaVideo do të sjell në vazhdimësi risi për të gjithë përdoruesit e saj, duke u bërë kështu platforma e parë gjithëpërfshirëse shqiptare e video-materialeve të fushave të ndryshme. /Telegrafi/