Telegrafi

Prindër dhe fëmijë u përleshën në park, shkaku i mosmarrëveshjeve se kush e ka radhën të lëshohet me litar (Video)

Policia ka intervenuar në një park në Kent të Anglisë, që të ndalonte përleshjen, ku ishin përfshirë 15 persona.

Për shkak të mosmarrëveshjes se kush e ka radhën të lëshohet në litar, disa prindër me fëmijët e tyre kanë nisur përleshjen e dhunshme, transmeton Telegrafi.

Derisa shumica vrapuan t’i largojnë prindërit, një grua e larguan të shtrirë dhe pa ndjenja. Në përpjekje për të parandaluar zënkën, policia përdori gaz me piper dhe më pas shoqëroi disa nga të përfshirët.

Pas marrjes në pyetje disa janë lëshuar, ndërsa një burrë 46-vjeçar dhe një adoleshente 17-vjeçare janë ende nën arrest.

Ata dyshohet të jenë shkaktarët e zënkës, që nuk ka lënë ndonjë të lënduar me probleme serioze. /Telegrafi/