Princi William ka treguar se si ecja pas arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II ia kujtoi funeralin e nënës së tij, Diana.
Trashëgimtari i fronit eci krah për krah me vëllain e tij, Harryn gjatë procesionit të djeshëm nga Buckingham Palace në Westminster Hall.
Mbreti dhe vëllai i tij u shfaqën solemn teksa ndiqnin arkivolin e Mbretëreshës, i cili ishte ulur mbi një karrocë, raporton themirror.
Procesioni u zhvillua pak më shumë se 25 vjet pasi William dhe Harry ecën pas arkivolit të nënës së tyre gjatë funeralit të saj.
Princi i Uellsit ishte 15 vjeç kur bëri “shëtitjen e gjatë dhe të vetmuar”, ndërsa Harry ishte vetëm 12 vjeç.
Jane Wells, e cila kishte ardhur për të vendosur lule, tha se “Ai na tha dje se ishte e vështirë dhe ndjekja e arkivolit i kishte kujtuar funeralin e nënës së tij, Dianës. Ai tha se kishte qenë shumë e vështirë”.
Uilliamit iu desh të vinte një dorë të qëndrueshme mbi shpatullën e saj, ndërsa Princesha Kate Middleton vazhdoi të bisedonte me anëtarët e familjes gjersa vinin veturat mbretërore.
Gjatë ecjes 30-minutëshe, dyshja qëndruan krah për krah – asnjëherë më shumë se gjysmë metër larg njëri-tjetrit ndërsa u gjunjëzuan për të lexuar homazhe në nder të Madhërisë së Saj.
Ndryshe, Mbretëresha që ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare do të varroset të hënën pranë bashkëshortit të saj, Princit Philip. /Telegrafi/