Site icon Telegrafi

Princi William flet për traumën që i shkaktoi vdekja e nënës së tij

Princi William së fundmi ka folur për vdekjen e së ëmës, ndërsa thotë se të paturit fëmijë ka sjellë përsëri emocione të dhimbshme nga fëmijëria e tij.

Babai i tre fëmijëve ishte vetëm 15-vjeç, kur nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit vdiq në një aksident me makinë në Paris në 1997.

Në një dokumentar të ri të BBC mbi shëndetin mendor, ai tha se kujtesa ‘traumatike’ e humbjes së nënës së tij i kishte shtuar sfidat e prindërimit.

Princi William (Foto: Getty Images/Guliver)

“Kam vuajtur shumë pas vdekjes së nënës time, por ardhja në jetë e George e ndryshoi totalisht jetën time. Gjatë muajve kur prisja të bëhesha baba, kam përjetuar frikën më të madhe në jetë. Por pas lindjes së George, ato emocione që përjetova pas vdekjes së nënës, u zhdukën”, tha ai.

“Të kesh fëmijë është momenti më i madh që ua ndryshon jetën, është e vërtetë”, i tha ai intervistuesit Marvin Sordell, një ish-futbollist i Premier League që u rrit pa baba.

“Unë mendoj se kur keni kaluar diçka traumatike në jetë – dhe kjo do të thotë, siç thoni ju, babai juaj nuk po jeton më, nëna ime ka vdekur kur isha fëmijë – emocionet tuaja kthehen në hapa të parë sepse është një fazë shumë e ndryshme për jetën”.

“Ajo nuk ishte aty për të na ndihmuar. Unë dhe Kate, pasi u bëmë prindër për herë të parë, nisëm të mësonin të përparonim bashkë, duke kaluar nga një fazë, në një tjetër”, ka thënë më tej William.

Princi William dhe nëna e tij, Diana (Foto: AP: Kensington Palace)

Vitet e fundit, William dhe vëllai i ti, Princi Harry janë bërë gjithnjë e më të sinqertë për emocionet e tyre pas vdekjes së nënës.

Vitin e kaluar, i njëjti tha që vdekja e Dianës e kishte lënë atë me një ‘dhimbje të papërshkrueshme’. /Telegrafi/

Exit mobile version