Telegrafi

Princi William festoi si i ‘çmendur’ inkuadrimin e Aston Villas në Ligën Premier

Inkuadrimi i Aston Villas në Ligën Premier ka bërë të lumtur tej mase Princin William.  

Aston Villa ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e Play-Offit ndaj Derby Countyt dhe ka siguruar inkuadrimin në Ligën Premier.

Inkuadrimi në Ligën Premier për ekipin e Aston Villas erdhi pas tri sezoneve të kaluara në Championship.

Lexo po ashtu Liga Premier dhe 192 milionë euro - Aston Villa siguron rikthimin në elitë duke e mposhtur në finale Derby Countyn

Me këtë arritje, të gjithë tifozët e Villas ishin në trans dhe shumë të lumtur me rikthimin e ekipit të tyre në kampionatin elitar anglez.

Festa e lojtarëve të Aston Villas pas inkuadrimit në Ligën Premier (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në mesin e shumë tifozëve në stadium ishte edhe Princi Willian, i cili u pa shumë i lumtur.

Princi William dhe John Carew

Festa e Princit ishte shumë e madhe dhe kjo vërehet nga pamjet televizive dhe fotografitë.

Princi Willian ishte në këtë ndeshje dhe festoi si i ‘çmendur’ së bashku me legjendën e Villas, ish-sulmuesin norvegjez, John Carew. /Telegrafi/