Telegrafi

Princi Charles vazhdon vizitën në Kosovë

Princi i Uellsit, Charles, dhe dukesha Cornwall, edhe sot vazhdojnë vizitën në Kosovë, me takime dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë dhe Prizren.

Ata së pari do të priten në zyrën e saj nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e që së bashku do të vendosin lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur.

Princi do të vizitojë edhe KFOR-in, ku do vendosë kurora me lule në nderim të ushtarëve të rënë në Kosovë. Kurse, pasdite do të qëndrojë në Prizren, në një konferencë ndërfetare.