Një princ saudit në koma për 14 vitet e fundit ka bërë lëvizjen e kokës së tij, për herë të parë.
Kështu së paku shkruajnë disa media, përfshirë edhe mediumin khaleejtimes.com, i cili medium edhe ka publikuar pamjet të cilat thuhet se janë shpërndarë edhe në mediat sociale, përcjell Telegrafi.
Po sipas këtij mediumi, ka qenë princesha Rima bint Talal, vajza e miliarderit saudit, Princi Alwaleed bin Talal, ajo që ka postuar një video të kushëririt të saj, Princi Waleed bin Khaled, duke lëvizur kokën për herë të parë në 14 vjet pasi ra në koma pas një aksidenti me makinë.
والدي الغالي يتطمن على حبيبنا الوليد بن خالد شفاه الله pic.twitter.com/XuSrE9bDVb
— ريم بنت الوليد (@Reem_Alwaleed) January 29, 2018
Vlen të përmendet se Princi Alwaleed vizitoi nipin e tij në spital – së pari – pasi u lirua nga hoteli Ritz-Carlton, duke pastruar emrin e tij në akuzat për korrupsion në 2018.
I njohur si “princi i fjetur” në Arabinë Saudite, princi Waleed është djali i princit Khaled bin Talal. /Telegrafi/
الحافظ القادر الرحمن الرحيم . الوليد بن خالد يحرك رأسه من الجهتين ، يارب لك الحمد والشكر . pic.twitter.com/bLC7lYbmpN
— ريما بنت طلال (@Rima_Talal) May 25, 2019