Site icon Telegrafi

Princi saudit kishte shpenzuar 450 milionë dollarë, në pikturën që dyshohet të jetë e rreme

Zyrtarët e muzeut të Luvrit kanë vendosur që mos ta ekspozojnë pikturën e “Salvatore Mundi” si vepër autentike të Leonardo Da Vinçit, pasi dyshojnë në autenticitetin e saj. Në rastin më të mirë siç raportojnë, kjo pikturë mund të cilësohet si vepër arti e nxënësve të Leonardos.

Kështu ajo nuk do të ekspozohet me rastin e shënimit të 500 vjetorit të vdekjes së piktorit më të madh të gjithë kohërave, pasi ekspertët nuk janë të bindur që piktura është ekskluzivisht e Da Vinçit. Megjithatë, kjo vepër arti është shitur për 450 milionë dollarë në Nju Jork gjatë vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Disa nga ekspertët botëror lidhur me veprën e Leonardos përfshirë Martin Kemp, profesor i historisë së artit në Oksfort, pretendojnë se prej kohësh ishte zhdukur vepra e Da Vinçit. Disa tjerë janë treguar më të kujdesshëm në deklarata.

Megjithatë personi që kishte blerë pikturën e shumëpërfolur edhe princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili ishte pajtuar se këtë vepër të çmueshme do ta ekspozoj në muzeun e Abu Dabit. Ai ishte pajtuar që ajo të ekspozohet edhe në Paris me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së piktorit të madh.

Por kjo pikturë ishte tërhequr pa kurrfarë paralajmërimi gjatë vitit të kaluar, dhe ishte bërë e ditur se nuk do të ekspozohet në Luvre gjatë këtij viti. Sipas ekspertëve, piktura nëse nuk dëshmohet që është vepra origjinale e Da Vinçit, do të humb vlerën në 1.5 milion dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version