Telegrafi

Princi Philip transferohet në një spital tjetër për të vazhduar mjekimin

Princi Philip është transferuar në një spital tjetër të Londrës për të vazhduar trajtimin për një infeksion, njoftoi të hënën Pallati Buckingham.

99 vjeçari u transferua nga spitali i Mbretit Edward VII në spitalin St Bartholomew.

Barts Health NHS Trust është qendra më e madhe e specializuar kardiovaskulare në Evropë, tha Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Foto: Frank Augstein

Përveç trajtimit për një infeksion të paspecifikuar, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, gjithashtu do t’i nënshtrohet testimit dhe vëzhgimit për një gjendje të mëparshme të zemrës.

Philip u shtrua në spitalin privat të Mbretit Edward VII muajin e kaluar pasi ishte ndjerë i sëmurë.

Lexo po ashtu Hospitalizohet Princi Philip

Pallati thotë se tani ‘është i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit por pritet të qëndrojë në spital deri të paktën në fund të javës’.

Princi Philip (Foto: NBC News)

Sëmundja e Philip nuk besohet të ketë lidhje me COVID-19. Si ai ashtu edhe Mbretëresha, 94 vjeçare, kanë marrë një dozë të parë të vaksinës për coronavirus në fillim të janarit.

Philip, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore në 2017, rrallë shfaqet në publik.

Gjatë bllokimit të coronavirusit në Angli, Philip, i njohur gjithashtu si Duka i Edinburgh, ka qëndruar në kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, me mbretëreshën. /Telegrafi/

Princi Philip (Foto: ABC News)