Telegrafi

Princi Majkëll ne minierën e Trepçës

Lartmadhëria e tij Princi Majkëll i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe, po qëndrojnë në Kosovë dhe sot do të vizitojnë minierën e Trepçës dhe disa ndërmarrje të mëdha prodhuese. Afaristë nga Britania e madhe kanë shprehur interesim të identifikojnë fushat e mundshme ku mund të investojnë në Kosovë.