Svere Magnus, që është i treti në radhë për tu bërë mbret i Norvegjisë, ka bërë një veprim qesharak gjatë një paraqitje në Oslo.
Fëmija 11-vjeçar që është i biri i princit të kurorës Haakon dhe princeshës së kurorës Mette-Marrit, ka bërë të ashtuquajturin vallëzim dab, gjatë ceremonisë së festimit të ditëlindjes së mbretit Herald, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, ai edhe i ka ngritur dy gishtërinj lartë, derisa kushërira tij e preku me bërryl për t’i thënë që të ndalojë.
Veprimet e tij kanë marrë vëmendjen e mediave në vende të ndryshme, duke u parë si mahi në mesin e ceremonisë mbretërore. /Telegrafi/