Princ Leka II ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ftesës nga Gjykata Speciale.
Princi Leka në Facebook ka shkruar se me trishtim e ka marrë lajmin për dorëheqjen e tij duke e cilësuar Haradinajn, si një patriot të vërtetë dhe hero kombëtar.
Shkrimi i plotë i Princit Leka
Si gjithnje trimeria dhe guximi ka qene dhe eshte tipari me dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurine i japin asaj permasa kombetare, madje edhe me gjere, duke u bere shembull frymezimi per gjithe politikanet shqiptare kudo qe ata ndodhen.
Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjen e pergjegjesise per detyrimet qe ka çdo shqiptar per Atdheun dhe kombin e tij”, (sic.), ka shkruar Princi Leka II.
Ndërsa në të njëjtin postim në anglisht, Princi Leka ka thënë se me trishtim e ka marrë lajmin për dorëheqjen e Haradinajt.
Ai e ka cilësuar Haradinajn, si një patriot të vërtetë dhe hero kombëtar.
“Me admirim dhe me besim të plotë pres që kryeministri Haradinaj, të kthehet shpejt pasi të vendoset drejtësia në Hagë. Ne jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë përgjegjësinë për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Të ecim përpara si dy shtete, por të bashkuar si një komb, brenda një Evrope të vetme. /Telegrafi/