Site icon Telegrafi

Princi Leka bëhet kumbar i djalit të gazetarëve nga Kosova

Foto: Arben Ahmeti/Facebook

Princ Leka II është bërë kumbar i Zog Ahmetit, djalit të çiftit Valentinë dhe Arben Ahmetit që të dy gazetarë.

Gazetari Ahmeti nëpërmjet një postimit në Facebook është shprehur i nderuar dhe uron që kjo të shërbejë si tregues për më shumë dashuri mes shqiptarëve.

“Në ditëlindjen e dytë të tij Zog Ahmeti takoi Naltesine Princin Leka II.

Të nderuar në pafundësi nga pritja ne Oborrin Mbretëror Shqiptar dhe festa që bënë për ditëlindjen e Zogut. Djali do ta mbaje çdoherë me dashin flamurin e dhuruar nga familja mbretërore

Uroje që kjo kumbari simbolike të shërbeje për më shumë dashni ndaj Shqipërisë dhe shumë me shumë bashkim mes shqiptareve!“. /Telegrafi/

Exit mobile version