Telegrafi

“Princi i romëve” ndahet nga e dashura, sepse është në lidhje me nënën e saj (Foto)

Ion Mihai Stelica ka qenë në qendër të vëmendjes, gjatë muajit maj, kur është ndarë nga e dashura saj, Renata Gheorghe.

Sidoqoftë, mediet po pretendojnë se 39-vjeçari është ndarë nga aktorja e filmave porno, për të fshehur skandalin e vërtetë që është i lidhur me nënën e saj.

Romi nga qyteti Strehaia, gëzon mjaft popullaritet në Rumani, për lidhjet e tij me femra të bukura, të cilave ju dërgon dhurata të shtrenjta, gjatë kohës sa janë së bashku, transmeton Telegrafi.

Ion ka pushtuar sërish mediet, që spekulojnë se ai është në lidhje me Dana Gheorghe, nëna 49-vjeçare e ish të dashurës së tij Renata.

“Ai më ka pëlqyer shumë kohë më parë, por unë e kam pasur një të dashur xheloz, që nuk më linte t’i afrohem”, ka thënë Dana, për lidhjen. “Kur vajza ime u lidh me të, unë u gëzova shumë. Kam pasur ngacmime dhe momente emocionale nga ai, por jam munduar t’i tejkaloi në qetësi. E tëra që mund të them është se kam qenë me ata në shumë pushime dhe kemi bashkëjetuar për tre vjet në të njëjtën shtëpi”.

Derisa vajza e saj Renata, ka kërkuar të respektohet privatësia, “Princi i romëve”, nuk ka thënë ende asgjë. Ky i fundit, besohet se ka një pasuri prej 15 milion eurosh, nga një biznes derivatesh. /Telegrafi/