Telegrafi

Princi Harry vrau një komandant të talibanëve?

28 vjecari nga shtëpia mbretërore u ftua të jetë pjesë e ushtrisë si pjesë e rekrutimit, ndërsa që nga viti i kaluar ai është pjesë e ushtrisë dhe ai ka treguar aftësitë e tij, duke vrarë një prej komandantëve të talibanëve nën nofkën e tij të ushtarit “Big H”.

“Ne ishim duke patrulluar dhe u thirrën edhe helikopterët Apache. Ne dëgjuam një zë që vinte nga radio dhe e kemi ditur se ishte Big H. Ata ishin në ndjekje të një lideri të talibanëve. Nga Apache më pas u dëgjuan zëra të një arme që i përkiste artilerisë së lartë dhe ‘boom’. Ishte Big H dhe jo vetëm. Ai është vërtet i zoti”, ka thënë një prej bashkluftëtarëve për The Sun.

Ai shtoi se Big H është legjendë dhe se të gjithë ushtarët e duan atë. Ai po bën punë të mirë dhe se atij i pëlqen që të pijë dhe të buzëqeshë. /Telegrafi/