Telegrafi

Princi Harry lufton kundër talebanëve

Princi 23-vjeçar, një oficer i regjimentit britanik, i ka kaluar 10 javët e fundit në shërbim në provincën e trazuar jugore Helmand.

Ministria tha se shërbimi i tij është mbajtur në fshehtësi dhe larg mediave, që të mos rrezikohen princi dhe bashkëluftëtarët e tij, por marrëveshja për fshehtësinë u thye pasi informata për princin Harry doli në një ueb-faqe amerikane. /rel/