Telegrafi

Princi Harry i drejtohet babait të tij: Të urrej

(Prince Charles, Prince of Wales, Prince William, foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Princi Harry dhe Meghan Markle ditë më parë u bënë prindër të një djali, Archie Harrison. Pas kësaj dyshja mezi po prisnin të fillonin një jetë të lumtur në shtëpinë e tyre në Windsor.

Prindërit e princit Harry, princi Charles dhe Princesha Diana dita ditës po bëheshin të palumtur dhe argumentonin mjaft shumë edhe rreth princit të ri.

Andrew Morton, në librin e tij 2011 “William dhe Catherine: Jetët e tyre dhe dasma” zbulon se si Harry i ri ishte prekur nga pakënaqësia e prindërve të tij dhe madje i kishte thënë princit Charles, “Unë të urrej”.

Prince Charles dhe Prince Harry (Foto John Phillips/Getty Images/Guliver)

Morton shkruan, “Rivaliteti i prindërve [Charles dhe Diana] vazhdoi prapa dyerve të mbyllura të Pallatit të Kensingtonit”.

Ai shkruan se në një rast “Harry i ri filloi një sulm ndaj babait të tij, duke e goditur atë në këmbë me grushte”. Sipas Mortonit, Harry bërtiti, “Unë ju urrej, unë ju urrej”.

Princi William u lind në vitin 1982, vit pas martesës spektakolare të prindërve të tij 1981. Diana dhe Charles do të vazhdonin të ndaheshin më 1992, përpara divorcit eventual të vitit 1996. /Telegrafi/