Telegrafi

Princi Charles dhe Dukesha Camilla arrijnë në Kosovë (Video)

Pak minuta më parë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur Princi britanik Charles dhe Dukesha Camilla.

Princi dhe Dukesha janë pritur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë në Prishtinë Ruari O’Conell.

Pas mbërritjes janë trupa muzikore e FSK-së ka intonuar himnet e dy shteteve.

Çifti mbretëror do të qëndrojë në Kosovë ku dhe do të zhvillojë disa takime me udhëheqësit më të lartë shtetëror.

Në videon e mëposhtme mund të shihni përgatitjet që ka bërë FSK para aterimit të aeroplanit, transmeton Klan Kosova.