Prince Charles ka rezultuar pozitv me coronavirus, ndërsa raportohet se Mbretëresha Elizabetë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Princi i Uells dhe gruaja e tij udhëtuan dielën në Skoci, ndërsa u testuan të hënën dhe morën rezultatet e tyre mbrëmë.
Raportohet se dalja e fundit publike e Prince Charles ishte më 12 mars, në të njëjtën ditë kur u takua për herë të fundit me nënën e tij, mirëpo, zyrtarët e Pallatit thonë se Mbretëresha Elizabetë është në gjendje të mirë.
Princi, 71 vjeç dhe gruaja e tij, Dukesha e Cornwall, 72 vjeç janë duke u izoluar në “Balmoral Castle” në Aberdeenshire të Skocisë.
“Testimet u kryen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Aberdeenshire, pasi plotësuan kriteret e kërkuara”, thuhen në një deklaratë të Pallatit. /Telegrafi/