Princi Charles u ka bërë thirrje njerëzve që të ecin përpara e të presin kohëra më të mira, në paraqitjen e tij të parë që kur u diagnostikua me coronavirus, përcjell Telegrafi.
Në një video të postuar në Twitter ai tha se periudha e tij e izolimit tashmë kishte përfunduar, mirëpo paralajmëroi se distancimi social mund të ishte përvojë e çuditshme, dhe shpesh shqetësuese.
Princi 71-vjeçar theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë, duke përçuar një mesazh për punonjësit e shërbimeve të urgjencës.
Ai tha se ishte thelbësore që punëtorët kryesorë, përfshirë personelin e NHS të trajtohen me kujdes të veçantë.
Mesazhi, i regjistruar këtë mëngjes nga stafi në Birkhall, shtëpia e Princit në Skoci, shënoi paraqitjen e tij të parë që nga dita e së hënës nga izolimi i tij.
Kujtojmë se numri i të prekurve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 25 mijë, 179 persona janë shëruar, ndërsa 1,793 të tjerë kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
As Patron of @age_uk, The Prince of Wales shares a message on the Coronavirus pandemic and its effect on the older members of the community. pic.twitter.com/a6NEFPOtvQ
— Clarence House (@ClarenceHouse) April 1, 2020