Site icon Telegrafi

Princi Albert për marrëdhënien me Princeshën Charlene: Nuk ishte dashuri me shikim të parë

Princi Albert dhe Princesha Charlene

Për Princin Albert dhe Princeshën Charlene të Monakos, nuk ishte dashuri me shikim të parë.

Ndërsa çifti u njoh në vitin 2000, ata filluan një lidhje në vitin 2005. Ata u martuan në vitin 2011.

“Nuk e di nëse ne ramë në dashuri atëherë”, pranoi Albert, 66 vjeç, në Paris Match për Charlene, 46 vjeçare.

Foto: Getty Images

“E dini, pas kësaj, unë nuk e pashë më Charlene për disa vjet”, shpjegoi ai. “Mendova se ajo ishte një notare e shkëlqyer dhe se ishte miqësore, e lumtur dhe e afrueshme”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Princesha Charlene

Charlene, një notare olimpike, po përfaqësonte vendlindjen e saj Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000 kur takoi burrin e saj të ardhshëm.

Foto: Getty Images

“Kemi kaluar shumë mirë”, tha Alberti. “Nuk e di nëse duhet ta them këtë, por… e futa në telashe, sepse nuk e çova në ‘shtëpinë’ e saj në kohë”.

Dyshja viteve të fundit janë komentuar tejet shumë për një divorc, me thashethemet që kanë qarkulluar kudo. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version