Site icon Telegrafi

Princeshë Elia Zaharia do të prezantojë këtë vit festivalin “Kënga Magjike” (Foto)

Festivali “Kënga Magjike” këtë vit shënon edicionine tij të 18-të, gjersa kanë kaluar plot tetë javë nga prezantimet e këngëve në fazën e parë të konkurrimit tek “E diela Shqiptare”.

Netët gjysmëfinale të festivalit do të mbahen në datat 7 dhe 8 dhjetor, për të vazhduar më pas me natën finale në datë 10 dhjetor 2016, në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.

Sigurisht që gjithmonë zgjohet kureshtja për prezantuesit e festivalit, të cilët kanë rolin kyç për të mbajtur telespektatorët para ekranit.

Është bërë e ditur se këtë vit përkrah Ardit Gjebreas në prezantim do të jetë Princeshë Elia Zaharia.

Princeshë Elia Zaharia

Vet producenti i festivalit e ka pohuar këtë gjë, gjersa dalja e aktores Zaharia në këtë program do të ishte një promovim i mirë për mbretërinë, për arsye se ky festival ndiqet tashmë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe në Ballkan.

Mbetet të shihet se cila do të jenë surprizat e tjera të rezervuara këtë vit nga ky festival, i cili do të prezantojë në tre netë finale, plot 46 artistë. /Telegrafi/

Exit mobile version