Princesha Beatrice dukej magjepsëse dje (e hënë) teksa shkoi në festën verore të Pallatit Kensington.
Mbesa e Mbretëreshës, 33 vjeç, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, mbajti një pamje të thjeshtë, teksa hyri në pallat me një pamje natyrale të grimimit dhe pa stoli të tepërta.
Princesha mbante një rreth koke të zi me perla që ishte pjesë e koleksionit të nënës së saj Sarah Ferguson.
Nëna e ardhshme, e cila jeton në Pallatin e Shën Xhejmsit me bashkëshortin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi, e kompletoi pamjen me një këmishë të thjeshtë të zezë.
Ndryshe, në ditën e martesës së saj Princesha veshi fustanin dhe kurorën e Mbretëreshës. /Telegrafi/