Princesha e Japonisë, Ayako është martuar me një burrë të “rëndomtë” që nuk vjen nga një familje mbretërore, ndërsa ceremonia martesore është mbajtur në Tokio.
Ayako, 28-vjeçe, është e bija e perandorit, kurse bashkëshorti i saj Kei Moriya, 32-vjeç, punon për një kompani mallrash të quajtur Nippon Yusen, transmeton Telegrafi.
Femrat që martohen në një familje mbretërore bëhen anëtare të kësaj familje, ndërsa ato që martohen me burra të thjeshtë, sikurse Ayako, duhet të largohen nga froni.
Moriya shpreson që Ayako do të mësohet të bëjë një jetë të thjeshtë, ndërsa para gazetarëve ka pranuar se i kishte thënë: “Dua të punojmë së bashku, të krijojmë një familje të mbushur me buzëqeshje”. /Telegrafi/