Princesha Eugenie bëhet e ditur se është shtatzënë.
Anëtarja e familjes mbretërore dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, njoftuan të martën se janë në pritje të fëmijës së dytë.
“Ne jemi shumë të emocionuar të ndajmë se do të presim një anëtar të ri në familjen tonë këtë verë”, ka shkruar ylli në Instagram.
Çifti u bënë prindër për herë të parë në shkurt të vitit 2021 të një djali të quajtur, August.
Fytyra dhe emri i fëmijës së tyre të parë u zbuluan gati dy javë më vonë.
Motra më e madhe e Eugenie, Princesha Beatrice, mirëpriti fëmijën e saj në të njëjtin vit, duke sjellë në jetë vajzën Sienna.
Themeluesi i “Banda Property” dhe Beatrice u martuan në korrik 2020 në mes të pandemisë COVID-19.
Eugenie, 32 vjeçare dhe Brooksbank, nga ana tjetër, u martuan në tetor 2018, nëntë muaj pas fejesës së tyre. /Telegrafi/