Site icon Telegrafi

Princesha Diana dhe Bryan Adams ishin në lidhje dashurie?

Bryan Adams kishte një marrëdhënie të veçantë me Princeshën e ndjerë, Diana.

Muzikanti u shfaqi në emisionin “Look whats happen” i drejtuar nga Endie Cohen dhe për herë të parë foli rreth ‘miqësisë’ me “Lady D”.

Këngëtari pohoi se me të vërtetë kishin marrëdhënie të mirë, por se mbeti gojë hapur kur moderatori e pyeti nëse ishin “miq me privilegje”. Adams nuk donte t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.

Cohen i tha Adamsit se butlerja e princeshës pohonte se Adams hynte fshehurazi në pallatin mbretëror që ta takonte Dianën.

“Cila ishte lidhja juaj, me të vërtetë?”, pyeti moderatori dhe Brian u përgjigj “Ne ishim miq të mirë. Nuk isha futur tinëzisht në pallat. Unë kam mundur të shkoj tek ajo, por vetëm si”.

Udhëheqësi u përpoq të zbulonte nëse kishte një segment dashuri të kësaj lidhjeje, por muzikanti i shmangte me shkathtësi përgjigjes, madje as nuk tha që nuk ishte.

Ndryshe, Princesha ka ndërruar jetë në vitin 1997 pas një aksidenti automobilistik në Britani të Madhe. /Telegrafi/

https://youtu.be/uzaTW249Vvg?t=2

Exit mobile version