Ylli i muzikës pop, Prince, ka njoftuar se është duke shkruar memoar që do të publikohet në vitin e ardhshëm.
57-vjeçari u ka thënë fansave në një koncert në New York se do të fillojë me kujtimin e parë dhe shpreson që të përfshijë sa më shumë deri te performanca e tij në Super Bowl në vitin 2007.
Libri do të mbajë titullin ‘The Beautiful Ones”, sipas një kënge nga albumi i vitit 1984, “Purple Rain”.
Në një njoftim të botuesit Spiegel & Grau thuhet se libri do t’u ofrojë lexuesve një udhëtim të pazakontë dhe poetik.
Aty do të përfshihen tregime për muzikën e Prince, familjen, njerëzit tjerë, vendet dhe idetë që i kanë ndihmuar në imagjinatën e tij kreative. /Telegrafi/