Derisa akoma po mungon versioni zyrtar për vdekjen e Prince, tabloidet amerikane vazhdojnë të spekulojnë për shkakun e vdekjes së ikonës së muzikës pop.
Kantautori ndërroi jetë në moshë 57 vjeçare, ndërsa njëra prej teorive është se ai vdiq pasi vuante nga AIDS-i.
Sipas National Enquirer, në muajt e fundit ai ishte i sëmurë vazhdimisht, gjë që shpjegohet me rënien e imunitetit si pasojë e virusit të imunodeficiencës humane (HIV).
Sipas njoftimeve, Prince ishte infektuar me virusin HIV që në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa para gjashtë muajsh ishte diagnostikuar me sindromën e shfaqur të sëmundjes – të njohur si AIDS.
Mirëpo, ai kishte refuzuar terapinë dhe barnat, duke qenë se ishte pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe besonte se do të mjekohej vetvetiu.
“Ishte në gjendje shumë të keqe. Mjekët i kishin thënë se numri i qelizave të kuqe të gjakut ishte shumë i vogël, ndërsa edhe temperaturën e kishte të ulët. Kishte mungesë hekuri, ishte i dobët dhe i çorientuar. Hante shumë rrallë dhe gjithçka që hante e villte”, ka thënë një burim duke shtuar se ai kishte më pak se 40 kilogramë në momentin e vdekjes. /Telegrafi/